‘2 metra djalë i shtrirë në tokë, i rridhte gj*k nga koka…’ Banorja e tronditur tregon tmerrin që i panë sytë!

Te Fundit

E tronditur dhe me zërin që i dridhet nga emocioni, një banore e ndërtesës ku u ekzekutua 20-vjeçari Joan Zuko, ka ndarë me mediat detaje nga ngjarja makabre.

Kozeta Shakla, e cila ishte dëshmitare okulare, shpjegon se dëgjoi një krismë të vetme arme zjarri, e cila rezultoi fatale për të riun, dhe doli menjëherë për të parë se çfarë po ndodhte, pa e ditur shkallën e tragjedisë.

“Unë isha brenda në shtëpi. Më është prishur terezia. U dëgjua një zhurmë e madhe sikur pëlciti diçka. ‘Obobo’, i thashë mamit, se isha vetëm me mamin, ‘po dal të shoh ç’bëhet, se mos është rrëzuar njeri dhe që ta ndihmoja.

Sa dal këtu, kur ajo gruaja e katit të tretë se te dera e saj ishte bërë, thërret ‘aman, lajmëroni policinë, ambulancën.’ Ngjitem unë me vrap, shikoj një njeri të shtrirë në tokë barkas, thashë mos ishte fëmija i saj. I them ‘çfarë po bën?’ ‘Ku di unë?’, thotë. Lajmërova policinë, ambulancën, nuk e mblidhnim dot veten.

Pashë djalin atje, 2 metra djalë, të shtrirë, po i rridhte gjak nga koka. Nuk e di, pastaj erdhi policia. Ishte lemeri. Nuk e njohim fare. Nuk e njihja fare, s’është i pallatit tonë. Është tronditje e madhe, ne këtu na luajnë fëmijët. Nuk dimë ç’po bëhet. Në momentin që shkova unë, po i rridhte gjak nga koka. Nuk e harroj atë skenë”, është shprehur ajo.

Lajmet e fundit