“’6 kundër 1…’/ Reagon për herë të parë nëna e Klevi Metaj ‘Ishte e tm*rrshme…’

Te Fundit

Në Gjykatën e Tiranës po zhvillohet seanca për 22 personat e ndaluar gjatë ditës së parë të protestës në kryeqytet. Jashtë ambienteve të gjykatës janë mbledhur familjarë dhe të afërm të të ndaluarve, të cilët po presin vendimin e gjykatës.

Mes tyre ndodhet edhe gazetarja Brikena Metaj, nëna e studentit Klevi Metaj, e cila ka rrëfyer momentin kur mësoi se djali i saj ishte përfshirë në një përplasje me policinë dhe më pas ishte ndaluar.

“Unë e kam marrë vesh rastësisht, bashkë me bashkëshortin, nga një telefonatë nga një shoqe e gjimnazit të Klevit, që e pa tek News24. Ajo më telefonoi dhe më tha se Klevi është përleshur me policinë dhe është arrestuar. Ishte lajm i tmerrshëm”, tregoi gazetarja.

Sipas saj, familja mendonte se Klevi ndodhej në shtëpi duke pushuar, pasi punon gjatë natës dhe ndjek studimet gjatë ditës. Ajo tha se nuk e di nëse i biri kishte marrë pjesë në protestë, por kundërshtoi mënyrën se si, sipas saj, kishte ndërhyrë një efektiv policie.

“Nuk e di nëse ishte protestues. Nëse një person shkel ligjin, duhet ta shoqërojnë në mënyrë normale. Askush s’mund ta prekë një person. Klevi po ecte në trotuar, polici erdhi pas krahëve dhe e ofendoi, e reagimi ka qenë instinktiv”, deklaroi Metaj.

Gazetarja tregoi gjithashtu se kishte arritur ta takonte të birin pas ndalimit, duke e përshkruar atë si një djalë të qetë, të drejtë dhe të sinqertë.

Ajo shtoi se vetëm një javë më parë kishte marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të fëmijëve të saj binjakë, ndërsa tani po përballet me një situatë që nuk e kishte menduar.

“Shpresoj shumë që të mbarojë mirë e gjitha kjo. E rëndësishme është që të mbarojë mirë”, përfundoi Brikena Metaj.

Lajmet e fundit