Dy të dyshuar palestinezë janë arrestuar pasi që janë kapur duke kryer vjedhje në një shtëpi në rrugën “Misine Kokollari” në Prishtinë, dy ditë më parë.
Policia ka intervenuar për të parandaluar vjedhjen, por një nga të dyshuarit ka sulmuar policin me një mjet të mprehtë, skalper, shkruan Reporteri.
Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shtetas të Palestinës, pasi që të njëjtit janë kapur në flagrancë duke kryer vjedhje në shtëpinë e ankuesit mashkull kosovar. Gjatë legjitimit, njëri nga të dyshuarit, ka sulmuar zyrtarët policorë me një mjet të mprehtë-skalper. Të lënduar nuk ka, ndërsa me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thekson raporti 24 orësh i policisë.