Bekim Salihu, analist nga GAP ka reaguar për koston e lartë që një pacient po i duhet të shpenzojë për shërimin e virusit të rrezikshëm, Covid-19, shkruan Syri.net Kosova.
“Në një raport të mëhershëm të publikuar nga ASK pati dal në pah se gjysma e familjeve kosovare nuk mund të përballojnë një shpenzim të paplanifikuar prej 500 eurosh.
Nga ana tjetër po del që një terapi për të prekurit nga COVID-19 mund të kaloj koston e 2,000 eurove (kuptohet për rastet e rënda) Kjo tregon që një pjesë e madhe e familjeve (qytetarëve) as nuk do të mund t’i kushtojnë rëndësi primare shëndetit, për shkak të buxhetit”, ka shkruar Salihu në Facebook.