Njeriu më i vështirë për çdo kundërshtar, Mike Tyson po rikthehet në ring ditën e shtunën nga ora 21:00 në “Los Angeles”, e me kohën tonë lokale meçi fillon nga ora 6 e mëngjesit.
15 vjet pas pensonimit të tij nga bota e boksit, ish-kampioni i peshave të rënda, Tyson rikthehet për një përballje të ‘egër’ ndaj Roy Jones Jr, shkruan IndeksOnline
Ne do t’ju sjellim tek ju linkun e se ku mund ta shikoni këtë meç të madh, gjithashtu IndeksOnline, do t’ju mbajë të informuar në kohë reale për këtë duel fantastik.
Kujtojmë se Tyson deri më tani në karrierë ka arritur 50 fitore ku 44 prej tyre i ka fituar me nokaut kurse 6 ndeshje i ka humbur.
Ndërsa, Jones ka arritur 66 fitore, 47 prej tyre i ka fituar me nokaut kurse ka humbur 9 ndeshje.