Presidenti Hashim Thaçi sot ka njoftuar se është takuar me disa nga liderët e partive politike që për temë kishin zgjedhjet në Podujevë dhe zhvillimet e përgjithshme politike në vend.
Megjithëse në njoftimin e Presidencës thuhet se “presidenti i ka takuar sot liderët e partive politike”, Vetëvendosjes nuk iu ka shkuar as ftesa për takim.
Zëdhënësi i kësaj partie, Përparim Kryeziu, tha për klankosova.tv se kryetari Albin Kurti nuk është takuar me Thaçin as virtualisht.
“Nuk ka pasur as takim virtual me z. Kurti, as takim me ndonjë përfaqësues të LV-së, sikurse nuk ka pasur as ndonjë ftesë”.
Kurti sot ka njoftuar se ka dalë pozitiv në koronavirus.