Mbështetje financiare dhe mjete të reja për zjarrfikësit nga kryeministri Rama

ShowBizi

Gjatë një takimi me personelin e Emergjencave Civile dhe zjarrfikësit, kreu i qeverisë Edi Rama bëri të ditur se brenda këtij viti vendi do të pajiset me tre avionë të dedikuar për ndërhyrjet në raste zjarresh apo situatash të tjera emergjente.

“Kemi mbyllur procedurën për 3 avionë të cilët do të vijojnë në fund të vitit dhe do të jenë në pronësi të shtetit tonë, por kemi një proces të dakordësuar që në një moment nevoje të veçantë kemi në dispozicion edhe avionë që vijnë nga ajo bazë ku po përgatiten dhe do të bëhen gati avionët e ri”, tha Rama.

Përveç mjeteve, kreu i ekzekutivit hodhi idenë për një bonus pagash për të gjithë punonjësit që po përballen me flakët, duke u kërkuar njëkohësisht bashkive në vend që të ndjekin të njëjtën praktikë mbështetëse.

“Ne do vazhdojmë të investojmë për kushte më të mira dhe dorëzim bashkëpunimi me partnerë dhe sigurisht edhe për pagën tuaj. Këtë herë kam propozuar që të gjitha forcat që i përkasin ministrisë Mbrojtjes dhe do përfshihen në këtë proces të shpërblehen menjëherë me një pagë ekstra dhe i bëj thirrje bashkive të bëjnë të njëjtën gjë për trupat e tyre dhe ta bëjnë menjëherë pa pritur që të mbarojë gjithë beteja”, u shpreh Rama.

Lajmet e fundit