Lëkundje sizmike në vendin tonë, ja cfarë raportohet

Te Fundit

Në orët e hershme të kësaj të mërkure, një tërmet me magnitudë 3.9 ballë sipas shkallës Rihter ka tronditur Shqipërinë, ndërsa lëkundjet janë ndjerë qartë në disa zona të vendit. Vatra e kësaj lëkundjeje është lokalizuar rreth 13 kilometra larg qytetit të Elbasanit.

Nga sa bëhet e ditur, efekti i saj është ndjerë në mbarë rajonin e Shqipërisë së Mesme, duke përfshirë Tiranën dhe Durrësin, si dhe zona të tjera fqinje.

Për fat të mirë, deri në këto momente nuk ka pasur njoftime për lëndime njerëzore apo dëme të konsiderueshme materiale; ndërkohë, institucionet përkatëse vijojnë mbikëqyrjen e zonës dhe situatën në zhvillim.

Për shkak të pozicionit gjeologjik specifik, Shqipëria konsiderohet si një territor me nivel të lartë risku sizmik në rajon, çka sjell edhe regjistrimin e herëpashershëm të dukurive të tilla natyrore.

Lajmet e fundit