Aksident fatal në Pogradec: Burri humb jetën gjatë punës në shtëpi
Në qytetin e Pogradecit ka ndodhur një ngjarje fatale, ku shtetasi Kristaq Çulaku, 65 vjeç, ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të pësuar brenda mjediseve të banesës së tij.
Detajet e para mbi këtë ngjarje tregojnë se 65-vjeçari po kryente disa punime në shtëpinë e tij, moment në të cilin është lënduar rëndë nga përdorimi i një pajisjeje prerëse, e njohur ndryshe si fresibël ose troko.
Pavarësisht dërgimit të shpejtë drejt spitalit për ndihmë mjekësore, fatkeqësisht humbja e gjakut dhe plagët e rënda bënë që ai të mos mbijetonte.
Ndërkohë, forcat e rendit kanë nisur hetimet në vendngjarje për të sqaruar në detaje dinamikën dhe shkaqet e këtij incidenti tragjik.

