Tragjedi në Tushemisht, flasin fqinjët e tmerruar!

Te Fundit

Mëngjesi i kësaj të mërkure solli një humbje tragjike në Tushemisht të Pogradecit, ku 65-vjeçari Kristaq Çulaku ndërroi jetë gjatë kryerjes së punimeve në shtëpinë e tij me një mjet prerës të njohur si fresibël. Rrethanat e këtij incidenti fatal kanë mbushur me trishtim komunitetin lokal.

Nga dëshmitë e banorëve të zonës janë zbardhur detaje rrëqethëse, të cilët e gjetën viktimën në një gjendje të rëndë shëndetësore, të mbuluar nga gjaku. Çulaku, i cili prej kohësh banonte i vetëm në shtëpinë e tij, kishte familjarët larg, konkretisht djemtë në Angli dhe bashkëshorten në Greqi.

Pak para se të ndodhte fatkeqësia, fqinjët kishin shkëmbyer biseda me të ndjerin, i cili u kishte shprehur planet për një udhëtim drejt Korçës. Megjithatë, vendimi për të bërë disa punime në banesë në momentet e fundit rezultoi fatal për jetën e tij. Për më tepër, dëshmitarët ngritën pretendime lidhur me vonesën prej 30 minutash të ndihmës së shpejtë, ndonëse personeli mjekësor lokal kishte mbërritur në kohë rekord.

“Në mëngjes erdhi te unë, i thashë unë hajde atje ku punojmë, do shkoj në Korçë më tha.

Se është një nuse do merrte vizën. Që andej erdhi, hyri dhe këtu te shtëpia këtu pa ca lepuj, vajti mori trokonë se ç’do bënte… u çuditëm, kur po thërrinin erdhëm neve. Atëherë erdha unë, ishin kjo komshia këtu, e gjeta të mbaruar”, u shpreh njëra prej fqinjave.

“I gjallë ishte po u vonua gjysëm ore ambulanca, shërbimi këtu në këtë vend… mbaron kollaj. Vetëm jetonte. Po priste një thikë a një drapër nuk e di. Sa erdhi në shtëpia ime një moment më tha qenkan rritur lepujt, më jep një vazo të vogël të mbjell një borzilok. Pastaj më tha mua ta mbush unë bomblën mos shko ti në Pogradec se do shkoj unë në Korçë kur të kthehem nga Korça. I thahsë unë mos shko në mes të vapës se vete vetë. Pastaj kur plasi “bomba”, kur vajta unë i thirra Kiço, Kiço i hodha ujë nuk u përmend, vetëm bënte “of of”, u rrëzua dhe më shikoi në sy, thirra të tjerë se më dridheshin duart. Lajmëruam ambulancën, infiermerja e fshatit erdhi ndërsa ambulanca ka ardhur shumë me vonesë.

Iu mbulua me gjak trupi, i vendosëm lecka në zemra këtu…

Bashkëbiseduesja vuri në dukje sërish faktin se viktima ishte i vetëm, me djemtë që punojnë në Londër dhe bashkëshorten që ndodhet në shtetin grek.

Lajmet e fundit