Aksident fataI në Itali: Humb jetën 33-vjeçari shqiptar
Në zonën e Pistoias në Itali ka ndodhur një ngjarje fatale, ku një 33-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Maksim Sinani, ka gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti të rëndë.
Plagët e marra nga përplasja me një automjet rezultuan fatale për të riun, i cili ndërroi jetë gjatë orëve të natës ndërsa ndodhej në spital.
Maksim Sinani po udhëtonte me motoçikletën e tij në shoqërinë e disa motoçiklistëve të tjerë, kur u ndesh ballë për ballë me një makinë që vinte nga krahu i kundërt.
Goditja ishte tejet e fuqishme, duke bërë që situata shëndetësore e motoçiklistit të paraqitej kritike që në momentet e para.
Pas përplasjes së fortë frontale që e shkatërroi plotësisht motorin, Sinani u flak rreth pesëdhjetë metra larg vendit të impaktit, duke pësuar dëmtime të rënda fizike dhe plagë të thella në njërën këmbë.

