Aksident fatal në vend: Makina përfundon në kanal, humb jetën një person
Ngjarja e rëndë që i mori jetën një personi u shënua në orët e pasdites së të enjtes,
përgjatë segmentit që lidh Fushë-Krujën me Borizanën.
Bazuar në të dhënat e para nga vendngjarja, 62-vjeçari Vath Leka,
i cili ishte në timon, doli nga korsia duke u përplasur fillimisht në oborrin e një shtëpie dhe duke përfunduar më tej brenda një kanali.
Fatkeqësisht, drejtuesi i vetëm i mjetit nuk arriti t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë.
Forcat e rendit dhe ekspertët e grupit hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes për të kryer veprimet procedurale dhe për të zbuluar motivet e këtij aksidenti tragjik.
Njoftimi i policisë: Krujë/Informacion paraprak Rreth orës 16:40, në aksin rrugor “Borizanë-Thumanë”, shtetasi V.
Krujë/Informacion paraprak
L., rreth 62 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, i cili ka dalë nga rruga.
Për pasojë, drejtuesi i automjetit ka ndërruar jetë në spital.
Vijon puna nga grupi hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

