Aksident i frikshëm! Humbin jetën dy vëllezër, dalin fotot dhe detajet
Dy persona kanë humbur jetën dhe një tjetër ka marrë lëndime si pasojë e një përplasjeje të fuqishme mes një veture Volkswagen Golf dhe një BMW-je, ngjarje e cila ndodhi mbrëmë në fshatin Surkish të Podujevës.
Burime të Sinjalit bëjnë me dije se të ndjerët që humbën jetën në këtë aksident të rëndë janë vëllezërit Hajdar dhe Bujar Matarova, banorë të fshatit Dumnicë të Podujevës.
Për shkak të forcës së impaktit, drejtuesi dhe pasagjeri që udhëtonin me makinën e tipit Golf, të dy nga Dumnica, nuk kanë mundur t’i mbijetojnë plagëve.
Pas kësaj ngjarjeje, Prokurori i Shtetit ka mbërritur në vendin ku ndodhi përplasja dhe ka urdhëruar Njësinë e Hetimeve të Trafikut të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të sqaruar dinamikën e rastit.
Trupat e viktimave janë marrë nga personeli i Institutit të Mjekësisë Ligjore për t’iu nënshtruar procedurës së autopsisë.
Deri në këtë fazë, arsyeja që çoi në këtë aksident mbetet e paqartë dhe autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve.


