Aksident i frikshëm në Tiranë! Makina përpIas për vd*kje fëmijën 1 vjece

Te Fundit

Në kryeqytet ka ndodhur një ngjarje tronditëse, ku një fëmijë ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti. Detajet e para raportojnë se ngjarja ndodhi në mbrëmjen e së mërkurës në zonën e Farkës, ku Arbër Toçilla, 24 vjeç, dyshohet se ka goditur aksidentalisht një foshnjë rreth 18 muajshe.

Autoritetet policore kanë vënë në pranga të riun pas kësaj ngjarjeje të hidhur, e cila i mori jetën të miturës. Aksidenti ndodhi gjatë orëve të vona, kur 24-vjeçari po kryente manovra me automjetin e tij në ecje prapa.

Goditja rezultoi fatale për fëmijën, e cila nuk arriti t’u mbijetonte traumave të shkaktuara nga përplasja.

Grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur dinamikën e plotë të këtij rasti, ndërkohë që dosja përkatëse i është dërguar Prokurorisë për procedimet e mëtejshme ligjore.

Lajmet e fundit