Aksident i rëndë në Unazën e Re, disa persona të shtrirë në tokë (VIDEO)

Te Fundit

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Unazës së Re në Tiranë, ku janë përfshirë disa automjete.

Reklam

Sipas informacioneve paraprake, në vendngjarje shihen persona të shtrirë në asfalt, ndërsa qytetarë të pranishëm kanë tentuar t’u japin ndihmën e parë deri në mbërritjen e ekipeve të emergjencës.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ambulanca dhe forca të shumta policie, të cilat po punojnë për menaxhimin e situatës dhe

Reklam

zbardhjen e rrethanave. Deri tani raportohet për disa të plagosur, por nuk ka ende një informacion zyrtar mbi numrin e saktë apo gjendjen e tyre shëndetësore./JOQ

Lajmet e fundit