Aksident i rëndë në vend! Makina përfundon në kanal, shoferja raportohet të…

Te Fundit

Një aksident rrugor është regjistruar këtë paradite në aksin Fier-Seman, në fshatin Ferma Çlirimi.

Sipas të dhënave paraprake, një automjet tip Mercedes-Benz

ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor të saj,

duke pësuar dëmtime të konsiderueshme.

Drejtuesja e mjetit ka mbetur e lënduar

dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet përkatëse, ndërsa pritet të zbardhen rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Lajmet e fundit