Aksident i rëndë në vend/ Motorri përplaset me mjetin bujqësor, pIagoset çifti i bashkëshortëve

Te Fundit

Një aksident rrugor është regjistruar në autostradën Lushnjë–Fier, në afërsi të vendit të njohur si “Pushimi i Shoferit”.

Reklam

Sipas informacioneve paraprake, dy bashkëshortë që udhëtonin me një motoçikletë janë përplasur me një automjet tip Range Rover gjatë një tentative parakalimi.

Mësohet se si motoçikleta, ashtu edhe automjeti, po kryenin manovër parakalimi të një mjeti bujqësor, kur ndodhi përplasja.

Reklam

Si pasojë e aksidentit, dy personat që ndodheshin në motoçikletë kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Lushnjës për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat po kryejnë veprimet hetimore për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Lajmet e fundit