Aksident i rëndë në vend! PërpIasen dy makina, bab e bir raportohet të kenë…

Te Fundit

Ngjarja ka ndodhur pranë segmentit të njohur si Ura e Mbrostarit, ku automjetet u përfshinë në një përplasje të rëndë.

Në dinamikën e këtij aksidenti morën pjesë një makinë tip Fiat, e drejtuar nga L. Xh., dhe një mjet tjetër tip Volkswagen.

Si pasojë e impaktit të fuqishëm që ndodhi mes dy mjeteve, dy persona mbetën të lënduar. Bëhet fjalë për drejtuesin e njërit prej automjeteve dhe pasagjerin që ndodhej me të, të cilët u dërguan urgjentisht me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Fierit për trajtimin e nevojshëm shëndetësor.

Të dëmtuarit, shtetasi E.

T. dhe djali i tij i mitur, fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën, bazuar në të dhënat fillestare të autoriteteve.

Lajmet e fundit