Aksident i tm*rrshëm në vend! PërpIaset furgoni me pasagjerë, raportohet për 4 persona të…
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Qafë Kasharit, në Tiranë, ku një furgon pasagjerësh ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierën ndarëse.
Sipas informacioneve paraprake, si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur katër persona, të cilët janë transportuar drejt QSUT-së, ku po marrin ndihmën mjekësore.
Mësohet se personat e plagosur kanë pësuar dëmtime në kokë dhe gjymtyrë.
Nga pamjet e siguruara shihet se furgoni ka pësuar dëmtime të konsiderueshme në pjesën e përparme, pas përplasjes me bordurën prej betoni që ndan korsitë e rrugës.
Nuk dihen ende rrethanat e plota të aksidentit, ndërsa pritet informacion i mëtejshëm nga autoritetet për gjendjen shëndetësore të të plagosurve dhe shkaqet e përplasjes.

