Aksident në Durrës: PërpIasje e fortë mes një motori dhe automjetit të turistëve, pIagoset 28-vjeçari

Te Fundit

Në qytetin e Durrësit është regjistruar një ngjarje rrugore e rëndë,

ku një motoçikletë është përplasur me një makinë që drejtohej nga dy shtetas anglezë.

Si rezultat i këtij përplasjeje, drejtuesi i motorit ka marrë lëndime të konsiderueshme, ku bëhet fjalë për një të ri 28-vjeçar.

I dëmtuari ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Durrësit, ku po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Mësohet se pas përfundimit të kësaj faze, pacienti do të dërgohet për kurim më të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Për momentin, nuk ka detaje mbi shkaqet ose dinamikën se si ka ndodhur ky aksident.

Lajmet e fundit