Aksident tr*gjik në vend, “Audi” përpIas për vd*kje 12-vjeçarin!
Në orët e mbrëmjes së sotme, një ngjarje e rëndë ka shënuar humbjen e jetës së një të mituri 12-vjeçar, përgjatë aksit rrugor që lidh zonën e Fishtës me superstradën Lezhë-Shkodër.
Viktima ishte duke udhëtuar me një monopatinë në momentin kur u godit nga një mjet tip “Audi”.
Për shkak të forcës së madhe të impaktit, automjeti doli nga korsia duke përfunduar jashtë rrugës, brenda një kanali.
Menjëherë pas ngjarjes, u bë dërgimi i 12-vjeçarit drejt institucionit spitalor, por përpjekjet ishin të pasuksesshme pasi plagët e shkaktuara nga goditja rezultuan fatale, duke sjellë vdekjen e tij gjatë transportit.
Efektivët e policisë ndodhen në vendngjarje dhe kanë nisur procedurat hetimore për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e sakta të këtij aksidenti tragjik.
Në ndërkohë, drejtuesi i automjetit është shoqëruar për në ambientet e komisariatit, ndërkohë që vijojnë veprimet e mëtejshme për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

