Aksident tragjik ne vend/ Humbin jeten 2 femije, nje ne gjendje te rende

ShowBizi

Ka shkuar në dy numri i fëmijëve që janë aksidentuar për vdekje sot në Durrës, ndërsa një tjetër i mitur ndodhet në gjendje të rëndë.

Reklam

Një automjet tip Benz ML që lëvizte me shpejtësi ka aksidentuar tre fëmijë që po luanin në lagjen 15 të qytetit të Durrësit.

Korrespondentja e Top Channel Vali Qyrfyçi raporton se sipas burimeve policore njëri prej tyre ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa një tjetër më pas.

Reklam

Një i tretë është në gjendje të rëndë.

Drejtuesi i mjetit pas aksidentit ka braktisur makinën dhe është larguar.

Lajmet e fundit