Aksident tronditës në vend/ Makina përmbyset në rrugë, tre persona…

Te Fundit

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e Porto Palermos, në Himarë.

Nga informacionet paraprake bëhet e ditur se, rreth orës 05:00 është njoftuar shërbimi për një automjet që ishte përmbysur në rrugë.

Menjëherë drejt vendngjarjes është nisur grupi i shërbimit.

Me mbërritjen në vend, shërbimet kanë konstatuar tre persona të aksidentuar.

Të tre janë transportuar me ambulanca drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore.

Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit dhe gjendja shëndetësore e të dëmtuarve.

Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

Lajmet e fundit