Aksidenti i tretë në Durrës brenda ditës: Motori përpIaset me makinën
Në afërsi të Urës së Fllakës në Durrës është shënuar një përplasje e re rrugore mes një motori dhe një automjeti, ngjarje e cila ka shkaktuar plagosjen e një personi.
Drejtuesi i motoçikletës ka pësuar dëmtime në gjymtyrë dhe në kokë si pasojë e këtij incidenti. Ekipet e ndihmës së shpejtë kanë mbërritur me shpejtësi në vendin e ngjarjes, duke e dërguar të lënduarin drejt institucionit spitalor. Për fat të mirë, gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar dhe jeta e tij nuk është në rrezik.
Kjo përplasje shënon rastin e tretë të aksidenteve në qytetin bregdetar gjatë së njëjtës ditë. Në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje, një makinë në zonën e Vilës së Zogut doli nga rruga dhe ra rreth 40 metra në humnerë, duke shkaktuar plagosjen e drejtueses së mjetit, për të cilën ka dyshime se ishte nën efektin e alkoolit.
Ndërkohë, një tjetër ngjarje tronditëse u regjistrua më herët, ku përplasja mes një makine dhe një biçiklete rezultoi fatale për 32-vjeçarin Vasil Hasani, i cili humbi jetën në vendngjarje.

