Aksidenti në fshatin Golem, detajet e para nga ngjarja që i mori jetën adoleshentit
Pasditen e sotme, fshati Golem u trondit nga një aksident tragjik rrugor, ku një automjet i drejtuar nga 50-vjeçari me inicialet A. M. është përplasur me një motor që transportonte dy persona. Si pasojë e këtij goditjeje të fortë, për fat të keq, një 17-vjeçar që udhëtonte me motor ka ndërruar jetë, ndërsa personi tjetër, një 28-vjeçar, ka marrë lëndime të rënda dhe ndodhet në gjendje kritike.
Paraprakisht bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:20 në fshatin Golem, ku një automjet me drejtues shtetasin A. M., 50 vjeç, thuhet se përplasur me një motomjet në të cilin qarkullonin dy persona.
Mësohet se pas përplasjes së fortë të ndodhur mes dy mjeteve, kanë mbetur të plagosur rëndë dy personat që udhëtonin me motor, të cilët thuhet se janë nisur me urgjencë për në spitalin e Shkodrës. Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, 17-vjeçari mësohet se nuk ia ka dalë t’u mbijetojë plagëve të marra. Ndërsa 28-vjeçari, i cili po ashtu mbeti i plagosur nga aksidenti i sotëm thuhet se po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se është vënë menjëherë në pranga shoferi i makinës, 50 vjeçari, i cili pritet që të japë dëshminë e tij në lidhje me aksidentin. Ndërsa bëhet me dije se po vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Pritet të kemi detaje të reja në vijim.
Njoftimi i Policisë:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 14:20, në fshatin Golem, automjeti me drejtues shtetasin A. M., 50 vjeç, dyshohet se është përplasur me një motomjet me të cilin qarkullonin 2 shtetas.
Si pasojë, njëri prej tyre, 17 vjeç, ka humbur jetën, ndërsa tjetri, shtetasi E. N., 28 vjeç, po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po kryen veprimet për përcaktimin e rrethanave dhe të shkaqeve të aksidentit.

