‘Amanet fëmijën…’ Detaje të rënda! Ja cfarë i shkroi 35 vjecari bashkëshortes së tij para se të hidhej nga Ura e Vashës
Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë mbrëmjes së shkuar në Klos, ku një shtetas ka ndërruar jetë si pasojë e hedhjes nga Ura e Vashës në kushte që mbeten ende për t’u sqaruar.
Autoritetet policore kanë bërë të ditur se personi që ka humbur jetën ishte banor i zonës së Zall-Bastarit në Tiranë.
Viktima është identifikuar si Dritan Lila, 35 vjeç, i cili ndërroi jetë pas këtij veprimi ekstrem. Lila kishte familje, duke lënë pas bashkëshorten dhe një fëmijë.
Pak çaste para ngjarjes fatale, ai kontaktoi bashkëshorten e tij përmes një mesazhi ku paralajmëroi vendimin e tij për t’u hedhur nga ura. Menjëherë pas këtij njoftimi, bashkëshortja lajmëroi forcat e rendit dhe familjarët e tjerë, të cilët organizuan operacionin e kërkimit.
Nga të dhënat e deritanishme, rezulton se 35-vjeçari ishte i angazhuar prej kohësh në punë përgjatë projektit të Rrugës së Arbrit.
Pas përfundimit të operacionit të kërkim-shpëtimit, trupi i pajetë i Dritan Lilës u nxor nga ujërat mbrëmjen e kaluar.
Grupi hetimor është duke vazhduar punën për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe rrethanat që çuan në këtë ngjarje tragjike.

