Arti në Zl/ Ndahet nga jeta një nga figurat e njohura të filmit dhe televizionit shqiptar
Ekstradohet nga Greqia Florjan Vuka, pjesë e grupit të Jetmir Papës në trafikun e 7.5 tonëve kokainë
I shpallur në kërkim ndërkombëtar për pjesëmarrje në organizatë kriminale/ Arrestohet 32-vjeçari në Shkodër, pritet ekstradimi drejt Italisë
Si Meta-Kryemadhi u bënë milionerë gjatë 30 viteve në politikë, ja të pathënat e çiftit që u martuan në pushtet dhe u divorcuan në opozitë, nga vila luksoze me 11 WC, palmat që u sollën me helikopter, llogaritë e majme bankare, shkollimi i fëmijëve në …
SPAK lëshon 19 fletë-arreste për inceneratorin e Tiranës, në listë zyrtarë të lartë, politikanë, drejtues mediesh dhe familjarë të tyre, zbardhen detajet nga operacioni i madh
A e lidh agjentura e UDB Sali Berishën dhe Baton Haxhiun, ja si ish-kryeministri mori në mbrojtje analistin për vilën në Golem që po heton SPAK dhe “gëlltiti” të gjitha akuzat e llahtarshme që kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin ndër vite
Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin Argitës dhe përgatitet ta kurorëzojë të bijën në fron me protestën e 12 korrikut, Gaz Bardhi përfundon si “limon i shtrydhur”

Paratë e inceneratorëve garantojnë jetën në arrati të Arben Ahmetajt, ja transferimet qindra mijëra euro të taksapaguesve shqiptarë drejt offshoreve të Zvicrës, SPAK zbulon se biznesmeni që po e ndihmon në Lugano akuzohet për pastrim parash
Belinda Balluku “mal” me kallëzime në SPAK, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja, nga hetimet për inceneratorët, tenderat korruptivë, kontratat, privatizimet dhe deri te firmat skandaloze për dhënien e trojeve publik
Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet hetimore për Arben Ahmetajn dhe i çojnë fletë-thirrje oligarkut që akuzohet për pastrim parash
Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nuk i shpëton dot nga prangat dhe arsyeja e fortë që zyrtari i lartë i DASH Richard Nephew shmangu takimet në Tiranë me qeverinë ‘Rama’ dhe përfaqësuesit …
Është ndarë nga jeta në moshën 66 vjeçare, Rezana Çeliku, një prej figurave të njohura të artit, kinematografisë dhe televizionit shqiptar, e cila u bë e njohur për publikun veçanërisht gjatë viteve ’70 dhe ’80.
Çeliku u përfshi në botën e kinematografisë dhe spektaklit pothuajse rastësisht. Edhe pse nuk kishte ndjekur një formim profesional për aktrim, ajo tërhoqi vëmendjen e regjisorëve falë pamjes, natyrshmërisë dhe mënyrës së saj të komunikimit. Më herët, ajo ishte shfaqur edhe si prezantuese e disa festivaleve rinore në Televizionin Shqiptar.
Gjatë karrierës së saj në kinematografi, Rezana Çeliku interpretoi në disa produksione të njohura të asaj periudhe. Ndër rolet më të spikatura ishte ai i një partizaneje në filmin “Ata ishin katër”, me regji të Kujtim Çashkut, si dhe roli i mësueses në filmin “Shokë të një skuadre”.
Në vitin 1989, ajo u shfaq në filmin “Një djalë dhe një vajzë”, ku interpretoi rolin e një centralisteje. Personazhi i saj, i përfshirë në një marrëdhënie me një djalë më të ri, ishte një rol jo i zakonshëm për kohën dhe ngjalli diskutime te publiku. Ky do të ishte edhe interpretimi i saj i fundit në kinematografi.
Pas largimit nga aktrimi dhe nga puna si mësuese në zonat rurale të Tiranës, Çeliku vijoi studimet dhe u diplomua në Ekonomi dhe Juridik. Më pas ndërtoi një karrierë në administratën publike, ku për vite me radhë punoi në Drejtorinë për Marrëdhëniet me Publikun në Bashkinë e Tiranës.
Në një intervistë të vitit 2011 për suplementin “Unë Gruaja” të gazetës “Panorama”, Rezana Çeliku kishte folur edhe për jetën e saj personale. Ajo kishte treguar se kishte zgjedhur të qëndronte e pamartuar dhe se një prej pengjeve më të mëdha të jetës së saj kishte qenë mungesa e një fëmije.
Me ndarjen e saj nga jeta, arti dhe televizioni shqiptar humbasin një tjetër emër të një brezi që la gjurmë në ekran dhe në kujtesën e publikut.

