Brikena shtatzënë për herë të parë? Modelja vendos pikat mbi “i” dhe tregon gjithcka
Ish-banorja e “BBVA5”, njëherazi dhe modelja e njohur nga Kosova, Brikena Selmani së fundi është përfolur se është në një pritje të ëmbël. Pas shumë aludimeve në rrjet, mësohet se Brikena ka reaguar duke zbuluar të vërtetën.
Përmes një bisede të kryer me ndjekësit e saj, Brikena ka thënë se aludimet janë të pavërteta, ndërsa ka kërkuar që të mos flitet më në emër të saj përderisa nuk ka ndonjë konfirmim nga ana e saj.
“Unë nuk jam shtatzënë. Ju lutem mos vazhdoni me aludime të pavërteta përderisa nuk ka asnjë konfirmim nga ana ime”, ka shkruar ajo, duke shtuar më pas: “Unë jam në grup dhe ju lutem mos aludoni gjëra të pavërteta, po jua kërkoj përsëri!”.

Pas rrugëtimit të saj në “BBVA5”, Brikena Selmani është në një romancë me instruktorin e palestrës, Mateo Borrin. Dyshimet se dyshja mund të jetë në pritje të një fëmije kanë rënë poshtë së fundmi nga reagimi i modeles.
Burimi: Newsbomb.al

