Dhimbje dhe humbje e madhe! Mjekësia shqiptare në Zl, ndahet nga jeta doktoresha e njohur në Tiranë

Te Fundit

Sot në kryeqytet mbizotëron trishtimi pas humbjes së infektologes Sabahet Dedja, e cila është ndarë nga jeta gjatë ditës së djeshme. Mjekja ishte angazhuar në periudhën e fundit në Qendrën Shëndetësore të Specialiteteve Nr. 2 në Tiranë.

Nëpërmjet rrjeteve sociale, familjarët dhe bashkëpunëtorët e saj kanë shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të doktoreshës, duke ndarë mesazhe prekëse.

Edhe mjeku i mirënjohur Tritan Kalo ka ndarë një reagim për humbjen e koleges së tij, duke theksuar se ajo ishte një profesioniste shembullore dhe njeri me virtyte të rralla.

“Herët në mëngjes më njoftuan se kishte ndruar jetë Dr. Sabahet Dedja, Infektologe dhe kolege prej dhjetra vitesh…

NJERI i rrallë me shumë vlera si dhe MJEKE me cilësi profesionale për tu admiruar… Ka qënë një motër e munguar e imja si dhe në mungesën time në Tiranë, ishte ajo e cila përkujdesej për të dy prindërit e mi…

U prehsh në Paqë zemër dhe hallemadhja Dr. Sabaheti, dhe të qoftë sa më i lehtë dheu i tokës sonë… BRENGA e saj e jetës, largimi nga Shërbimi i Sëmundjeve Infektive në QSUT, ndërkohë që ishte me leje lindjeje…”, shkruan mjeku Kalo.

Po ashtu, shumë kolegë dhe të afërm të të ndjerës kanë përcjellë mesazhe ngushëllimi për këtë humbje të dhimbshme.

Lajmet e fundit