Dhimbje e madhe/ Humb jetën babai i politikanit të njohur shqiptar

Te Fundit

Maqedonia e Veriut është përcjellë nga një njoftim i trishtë, ku bëhet e ditur se Beqir Mexhiti, babai i politikanit shqiptar Izet Mexhiti, ka ndërruar jetë.

Izet Mexhiti e ka ndarë këtë dhimbje të madhe me publikun përmes një mesazhi emocional në rrjetet sociale, duke konfirmuar se i ati u nda nga jeta gjatë ditës së sotme, duke shkaktuar pikëllim tek familjarët dhe miqtë e tij. “Baba sot e dorëzoi shpirtin tek Zoti i Madhërishëm.

Me dhimbje të thellë ju njoftoj se babai ynë, Beqir Mexhiti, ndërroi jetë. Sot familja jonë humbi njeriun që për ne ishte mbështetje, urtësi dhe forcë. Ndarja nga babai na la një zbrazëti të madhe në familjen tonë dhe, në këto çaste të rënda, fjalët janë të pakta për ta përshkruar dhimbjen” shkruan Mexhiti. Ceremonia e varrimit për të ndjerin është parashikuar të zhvillohet gjatë ditës së nesërme në fshatin Semenisht.

“Për të gjithë familjarët, miqtë dhe njerëzit që e njohën, e respektuan, falja e Namazit për babain tonë do të bëhet nesër pas Namazit të Drekës, në Xhaminë e Çairit, ndërsa varrimi do të bëhet në varrezat e fshatit Semenisht.

Babë, Zoti të mëshiroftë dhe të dhëntë Xhenetin” shkruan Mexhiti. Izet Mexhiti njihet si një figurë e rëndësishme e politikës shqiptare, duke shërbyer aktualisht si Zëvendëskryeministër i Parë dhe Ministër i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në RMV.

Karriera e tij karakterizohet nga përvoja të thella në menaxhimin publik dhe ekonomi, krahas angazhimit të vazhdueshëm në drejtimin politik.

Reagimi i Izet Mexhitit:

Lajmet e fundit