Ditë z*e për shqiptarët! Shuhet profesori i njohur, të gjithë në lot dhe dhimbje
Universiteti i Sporteve në Tiranë ka ndarë një mesazh ngushëllimi për ndarjen e papritur nga jeta të Prof. Dr. Albert Karriqit, pedagogut dhe kërkuesit shkencor, i cili për shumë vite i kushtoi veprimtarinë e tij profesionale sportit, shkencës dhe edukimit të brezave të rinj.
Prof. Dr. Albert Karriqi e nisi rrugëtimin e tij profesional në atletikë, fillimisht si sportist dhe më pas si mësues e trajner.
Gjatë karrierës së tij, ai kontribuoi si pedagog e kërkues shkencor pranë Institutit të Kërkimit të Sportit në Universitetin e Sporteve të Tiranës, drejtues departamenti e më pas drejtor i Qendrës së Kërkimeve Shkencore të Sportit, duke dhënë kontribut të veçantë në fushën e Teorisë dhe Metodologjisë së Stërvitjes Sportive dhe Filozofisë së Sportit.
Veprimtaria e tij akademike dhe shkencore dëshmohet edhe përmes një krijimtarie të pasur: 4 libra profesionalë, 4 monografi dhe 54 artikuj shkencorë të botuar brenda dhe jashtë vendit.
Për kontributin e tij në sportin dhe Lëvizjen Olimpike shqiptare, Prof. Dr. Albert Karriqi u vlerësua me “Urdhrin Olimpik” nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar. Në Universitetin e Sporteve të Tiranës, kontributi i tij si pedagog dhe kërkues shkencor mbetet pjesë e kujtesës dhe e trashëgimisë akademike të institucionit.
"Ndarja nga jeta e Prof. Dr. Albert Karriqit është një humbje për familjen, komunitetin akademik, sportin shqiptar dhe të gjithë ata që bashkëpunuan me të dhe u formuan profesionalisht pranë tij.
Universiteti i Sporteve të Tiranës u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve, kolegëve, studentëve dhe komunitetit sportiv e akademik shqiptar", thuhet ndër të tjera në reagimin e Universitetit.

