‘Do të të vr*s…pashë ferrin me sy…’ 34 vjecarja rrëfen tm*rrin e përjetuar nga daja e Zegjine Caushit ‘Më ka përdh*n*ar për 45 ditë…’
Merita, vajza 34 vjeçare që u mbajt peng për 45 ditë nga daja i deputetes Zegjine Çaushi, Bledar Bakaj, ka rrëfyer sot tmerrin e përjetuar në shtëpinë e 52 vjeçarit. Sipas saj, Bledari e ka mbajtur peng, e ka kërcënuar me jetë dhe e ka përdhunuar.
Sipas dëshmisë së saj, ngjarja ka nisur në muajin Maj të këtij viti, kur 52-vjeçari dyshohet se e ka marrë me mashtrim në shtëpinë e tij, duke i premtuar ndihmë për punësim dhe trajtim mjekësor. Mirëpo, ajo që ka ndodhur me Meritën, është dramatike.
“Shumë, shumë e ngarkuar. Kam nevojë urgjentisht për psikolog. Kam përjetuar tmerr, tmerr. Më ka dhunuar, më ka kërcënuar, me ka përdhunuar, nuk mundem më”, ka treguar vajza, sipas dëshmisë së publikuar nga Vizion+.
E pyetur nga gazetarja sepse nuk ishte larguar më parë, Merita ka rrëfyer se është mbajtur peng në shtëpinë e Bledar Bakaj, daja i deputetes Zegjine Çaushi, nën kërcënime për jetën.
“Nuk lëvizja dot. S’kisha shanse. Isha nën kërcënime, nën dhunë, çdo minutë (thoshte) ‘do të vras, do të vras’. Nuk mundem më pa psikolog, ju lutem”, ka rrëfyer 34 vjeçarja. Siç shihet dhe në intervistën e saj, Merita është e tronditur.
Babai i saj, 67 vjeç, i cili ndodhet i shtruar në spitalin e Fierit pasi mbeti i plagosur në përplasjen e fundit me Bledar Bakaj, tregon se familja jeton në kushte të vështira ekonomike. Ai ka thënë se kishte kërkuar punë për vajzën, pasi familja përballet me detyrime dhe të ardhura të pamjaftueshme, ndërsa tre djemtë i ka në emigrim.
Sipas tij, daja i deputetes Zegjine Çaushi e kishte marrë fillimisht pranë spitalit për një vizitë, duke i premtuar se do ta ndihmonte për kurim në Tiranë, por më pas dyshohet se e ka çuar në shtëpinë e tij dhe gjatë rrugës, në zonën e kodrave të Vlorës, ka ndodhur përdhunimi i pretenduar.
Burimi: Newsbomb.al

