Dorëheqjen nuk e jep, Rama ‘PLAS’ një tjetër ‘B0MB’ për studentët!

Te Fundit

Kryeministri Edi Rama është shprehur se këtë protestues nuk përfaqësojnë studentët dhe të rinjtë që kërkojnë një Shqipëri më të mirë, por janë persona që përdoren nga forca të tjera. Gjithashtu ai akuzoi protestuesit për sulme ndaj bizneseve, duke i krahasuar me “brumbuj që brejnë jetën, djersën dhe gjakun e familjeve” që jetojnë nga puna e tyre.

Rama shprehet se një pjesë e të rinjve që marrin pjesë në protesta ndikohen nga kontrastet sociale dhe luksi që shohin në rrjetet sociale. Sipas tij, ata përdoren nga forca të tjera, duke përmendur Antifën, shërbime të huaja dhe atë që e cilësoi si armiq të Shqipërisë.

“Nuk ka dalë të himnizojë dhunën, gurin, drurin, hurin e një mase kapuçzinjsh të maskuar, pas të cilëve nuk ka studentë, pas të cilëve nuk ka të reja dhe të rinj që duan një Shqipëri më të mirë, por ka vetëm qorra, njerëz pa shkollë, njerëz që nuk dinë as nga vijnë, as ku shkojnë, viktima të shumëçkaje, të cilët adhurojnë këtë, adhurojnë molotovin, adhurojnë ato llastiqet me vida, me të cilat godasin kafkat e policëve, adhurojnë rrëmujën dhe kaosin. Dhe pastaj u turren dyqaneve si brumbuj që brejnë jetën, brejnë djersën, brejnë gjakun e familjeve që jetojnë me ato dyqane.

Si mund të përkrahet, si mund të himnizohet, si mund të adhurohet kjo masë, e cila ka nevojë për psikolog, e cila ka nevojë për t’u trajtuar nga shoqëria si një masë njerëzore vajzash dhe djemsh që vijnë nga periferitë për të shkatërruar qendrën dhe që kanë brenda të gjitha keqkuptimet e mëdha të një kohe kur shohin në ekranin e telefonit se si disa të tjerë e disa të tjera, që jetojnë me online-in dhe marrin e bëjnë nga dhjetëra mijëra euro në muaj pa paguar asnjë taksë, mund të hanë e të pinë, të vishen e të jetojnë në luks. Dhe ata pastaj përdoren nga këto forca të tjera, nga Antifa, nga shërbime të huaja dhe nga armiqtë e Shqipërisë”, tha Rama.

Po ashtu Rama ka folur për përplasjen e efektives dhe protestuese, ku kjo e fundit përdori gjuhë fyese ndaj punonjëses së policisë. Rama është shprehur se shoqëria shqiptare nuk duhet të tolerojë atë që ai e cilësoi si “flamë vulgariteti”.

“Rezistenca juaj i bën nder Republikës. Pashë dje një police, që kishte një tjetër vajzë, të veshur e të mbathur nga koka te këmbët si e dalë nga Instagrami e me kufje në vesh, që i kthehej vajzës me uniformë me fjalor rrugaçëror, prej burrash të dehur. Ja simbolet e protestës. Shoqëria shqiptare nuk mund ta tolerojë këtë flamë vulgariteti. Dua të shpreh solidaritet me të gjithë efektivët dhe familjet e tyre”, u shpreh Rama.

Burimi: Newsbomb.al

Lajmet e fundit