Dramë personale apo BB? Beatrix Ramosaj thyen heshtjen për personin që e përndjek
Këngëtarja e njohur Beatrix Ramosaj ka vendosur të bëjë publike një përvojë tejet shqetësuese, duke treguar se për një periudhë pesëvjeçare është vënë në shënjestër të një individi që e përndjek vazhdimisht përmes llogarive false në internet.
Ajo ka theksuar gjithashtu se ky person ka shkuar deri aty sa të komunikojë edhe me të afërmit e saj. Duke reflektuar mbi këtë përvojë të gjatë, këngëtarja e ka lidhur situatën me dinamikat e “Big Brother”,
format në të cilin ajo ka marrë pjesë më herët si konkurrente. Në këtë mënyrë, ajo ka dashur të adresojë zërat që lidhin përvojën e saj personale me dramën e këtij reality show.

Në fund të deklaratës së saj, Beatrix nënvizon se përndjekësi që e shqetëson prej pesë vitesh nuk ka asnjë lidhje me “Big Brotherin”.
“Jo ata që po e kthejnë këtë në një dramë të ‘Big Brother’ Interpretimi është I ÇMENDUR. Po flas për NJË person që më ka përndjekur dhe ngacmuar për më shumë se 5 VJET, përmes qindra llogarive të rreme, duke kontaktuar edhe familjen dhe miqtë e mi. S’ka ASNJË lidhje me BB!” shkruan Ramosaj.

