E dhimbshme! Humb jetën në moshë fare të re influencerja e njohur

Te Fundit

Influencuesja braziliane Maria Eduarda Alves dos Santos, e njohur në internet si Duda Alves, ndërroi jetë më 13 shtator.

Ajo ishte 22 vjeçe. Lajmi për vdekjen e krijueses së përmbajtjes, e cila ndiqej nga më shumë se 800,000 njerëz në mediat sociale,

u konfirmua nga autoritetet lokale, dhe familja dhe miqtë i thanë lamtumirën e fundit në internet, shkruan “People”, transmeton Indeksonline.

Alves-i u varros më 15 shtator në famullinë São João Paulo II në Brasilia. Ajo ishte e njohur në TikTok dhe Instagram për postimet e saj të përditshme, videot me partnerin e saj dhe përmbajtje të tjera të stilit të jetesës.

Policia Civile e Distriktit Federal konfirmoi për “People”-n se vdekja e saj është duke u hetuar.

Ata nuk pranuan të jepnin detaje të mëtejshme, duke shpjeguar se po e bëjnë këtë “për të mbrojtur privatësinë e familjes”.

Lajmet e fundit