E dhimbshme! Tr*gjedia e zj*rrit në hotelin e Vlorës/ Ndërron jetë 25-vjeçarja që pësoi dj*gie në 85% të trupit
Ana Dyrmishi, 25-vjeçarja nga Durrësi, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga zjarri i rënë në hotelin “Brooklyn” në Lungomare të Vlorës më 16 gusht. Pasi pësoi djegie në 85% të sipërfaqes së trupit
, e reja iu nënshtrua mjekimit fillestar në vendin tonë dhe më pas u transportua në Turqi për trajtim më të specializuar. Përkundër përpjekjeve të vazhdueshme mjekësore, Ana nuk mundi t’i mbijetonte gjendjes kritike dhe ndërroi jetë ditën e djeshme.
Familja e saj, që banon në zonën e Shkozetit, është tronditur thellë nga ky epilog tragjik, i cili erdhi pas vështirësive shëndetësore që ajo kaloi që nga momenti i fatkeqësisë. Incidenti në hotelin “Brooklyn” ndodhi në agimin e datës 16 gusht, duke shkaktuar gjashtë të plagosur.
Në tentativë për t’iu shmangur flakëve, disa prej të pranishmëve u detyruan të evakuoheshin duke u hedhur nga ballkonet e godinës.

