E FUNDIT: Gjykata e Lartë merr VENDIMIN DRASTIK për Erion Veliajn! (Detaje)
Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi masën e “arrestit me burg” për kryebashkiakun e arrestuar, Erion Veliajn. Togat e zeza kanë vendosur që t’ia shuajnë shpresat kryetarit të Bashkisë së Tiranës, i cili prej shkurtit të 2024 ndodhet në qeli.
Seanca e cila nisi mëngjesin e kësaj të marte në Gjykatën e Lartë, u përmbyll me një vendim: Erion Veliaj do të vijojë të qëndrojë në burg!
Pritshmëritë për lirimin e kryebashkiakut ishin të larta, ku jo më larg se mbrëmjen e së hënës, vetë avokati i Veliajt, Plarent Ndreca, deklaroi se një masë më e lehtë sigurie do të vendosej për kryetarin e Bashkisë së Tiranës. Mirëpo, vendimi i ditës së sotme i ka dhënë fund këtyre aludimeve, duke lënë në fuqi masën e vendosur nga Apeli i GJKKO-së për lënien në burg të kryebashkiakut.
Kujtojmë se Kushtetuesja vendosi që t’ia rikthente Gjykatës së Lartë shqyrtimin e kërkesës për masën e sigurisë ndaj Veliajt, duke argumentuar se duhet të jepen arsye më të qarta se përse nuk është e përshtatshme aplikimi i një mase tjetër më të butë sigurie, përveç arrestit me burg.
“Shfuqizimi i vendimeve nr. 7, datë 09.02.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, të vleftësuar përmes vendimit nr. 14, datë 12.02.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 13, datë 13.03.2025, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 00-2025-1153 (176), datë 08.07.2025, të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.
Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të subjektit të interesuar. Pasi shqyrtoi çështjen, Kolegji, bazuar në nenin 441, pika 1, shkronja “e”, të Kodit të Procedurës Penale, vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr. 13 (87-2025-85), datë 13.03.2025, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Lartë, ndërkohë që pritet më tej zbardhja e arsyejeve të cilat çuan gjyqtarët në mos dhënien e një mase më të lehtë sigurie.
Erion Veliaj ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit 2025. Qytetari i parë i Tiranës akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Hetimet, sipas SPAK, lidhen me disa episode të dyshuara korrupsioni dhe përfitimesh të parregullta, të cilat pretendohet se kanë përfshirë kompani që kanë përfituar leje ndërtimi ose fonde publike nga Bashkia e Tiranës.
Ai akuzohet së bashku me bashkëshorten Ajola Xoxa, se ndërtuan një mekanizëm kompleks korruptive për të përvetësuar fondet publike, të cilat transferoheshin në formë ryshfeti nga kompani kontraktore dhe OJF përfituese të fondeve të Bashkisë së Tiranës.
Burimi: Newsbomb.al

