E pabesueshme! Bora Zemani zgjedh të largohet nga Top Channel për të kaluar në një tjetër televizion?
Platformat dixhitale janë mbushur së fundmi me pretendime se moderatorja e njohur Bora Zemani mund të ketë marrë vendimin për t’u shkëputur nga Top Channel në drejtim të Vizion Plus.
Pas një periudhe të konsiderueshme angazhimi pranë këtij institucioni mediatik, gjithçka lë të kuptohet se prezantuesja mund të ketë përmbyllur bashkëpunimin e saj në heshtje.
Referuar të dhënave të publikuara nga Prive, prania e saj në ekranin e Top Channel nuk parashikohet të vazhdojë gjatë sezonit të ardhshëm, ndërsa po shtohen aludimet për përfshirjen e saj në një iniciativë të re në Vizion Plus.
Nga ana tjetër, mungon ende një konfirmim apo mohim zyrtar nga ana e vetë Bora Zemanit, e cila nuk është prononcuar mbi vërtetësinë e largimit apo angazhimin e mundshëm në një tjetër televizion.

