E rëndë në Greqi/ Gjenden të vr*rë me a*më zj*rri burri dhe gruaja nga Shqipëria, tr*pat u gjetën në…
Autoritetet policore në Greqi kanë nisur një hetim intensiv për të zbardhur ngjarjen tragjike të kësaj të diele në Nea Smyrni të Athinës, ku u gjetën të pajetë një burrë dhe një grua me origjinë nga Shqipëria.
“Grigoriou Kydonia” ishte vendi ku u zbuluan viktimat, të cilët dyshohet se janë ekzekutuar me armë zjarri. Gruaja 45-vjeçare mbante shenja të shumta plumbash në fytyrë dhe trup, ndërsa partneri i saj ka pësuar një plagë vdekjeprurëse në pjesën e kokës.
Hetuesit kanë konstatuar se asnjëri prej të ndjerëve nuk ishte rezident i ndërtesës në fjalë, duke ngritur pikëpyetje të mëdha për arsyet e ndodhjes së tyre në atë hapësirë dhe lidhjet e mundshme me autorët e kësaj ngjarjeje të rëndë.
Dosja e rastit i ka kaluar Drejtorisë për Luftimin e Krimit të Organizuar, e cila ka kryer ekspertizat e nevojshme dhe kontrollet në zonë për të mbledhur gjurmë apo prova që do të çonin drejt zbulimit të fajtorëve.
Aktualisht, policia mbetet në kërkim të armës së krimit, ndërkohë që përpjekjet vazhdojnë për të saktësuar identitetin e plotë të viktimave, për të rikonstruktuar rrugëtimin e tyre të fundit dhe për të zbuluar motivin prapa këtij krimi gjakatar.

