E RËNDË në Tiranë, burri i vë fIakën shtëpisë me fëmijët e tij brenda, donte të h*kmerrej për “tradhtinë” e gruas
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të vona të natës së të martës, në zonën e Shkozës në Tiranë, ku një burrë raportohet se i ka vënë qëllimisht flakën apartamentit, brenda të cilit ndodheshin fëmijët e mitur dhe gruaja e tij.
Sipas raportimeve, mësohet se burri e ka kryer aktin e rëndë pasi dyshonte se gruaja e tij e kishte tadhtuar. Në shenjë hakmarrjeje ai ka tentuar që të djegë brenda shtëpisë së tyre gruan e tij, duke rrezikuar dhe fëmijët e tyre të mitur.
Pasi i vuri flakën shtëpisë së tij, autorit raportohet se është vetëdorëzuar në Polici duke thënë para efektivëve: Më ka tradhtuar.
Efektivët e Policisë me të marrë vesh ngjarjen janë nisur nxitimthi drejt shtëpisë së tyre, një pjesë e të cilës po digjej ndërkohë që brenda saj ndodheshin gruaja dhe fëmijët e autorit. Pritet që në vijim të kemi informacion më të detajuar në lidhje me ngjarjen dhe gjendjen shëndetësore të gruas dhe fëmijëve të saj.
Burimi: Newsbomb.al

