E Shtuna na sjell SURPRIZA/ Moti pritet të na befasojë, ja cfarë do ndodh me temperaturat

Te Fundit

Për ditën e sotme, territori shqiptar do të ndikohet nga një qëndrueshmëri e kushteve atmosferike, kjo për shkak të futjes së masave ajrore më të freskëta dhe të lagështa, të ardhura nga drejtimi veriperëndimor.

Në pjesën e parë të ditës do të mbizotërojë kthjellimi, mirëpo gjatë orëve të mesditës dhe pasdites, vranësirat do të shfaqen gradualisht, duke u bërë më të dendura në rajonet qendrore dhe sidomos në jug të vendit.

Në këto zona, pritet që vranësirat të sjellin rrebeshe shiu me intensitet të ulët, ndërsa në juglindje, reshjet do të shoqërohen me breshër dhe fenomene elektrike.

Për sa i përket erës, ajo do të fryjë nga veriperëndimi në verilindje me një shpejtësi mesatare prej 7 m/s, ndërsa pranë zonave luginore dhe përgjatë vijës bregdetare, intensiteti i saj pritet të rritet deri në 14 m/s.

Deti do të paraqitet me një valëzim të forcës 1 deri në 3 ballë.

Lajmet e fundit