E tmerrshme! Po kthehej prej pune kur u përpIas për vd*kje, ja sii u la 4 orë pa ndihmë babai i tre fëmijëve
Në aksin rrugor Shkozet-Shijak, pranë zonës së Rrashbullit, një tragjedi goditi familjen e Vasil Hasanit të premten herët në mëngjes. 41-vjeçari, baba i tre fëmijëve të vegjël, humbi jetën ndërsa po udhëtonte me biçikletë, pasi u përplas brutalisht nga një automjet.
Pas përplasjes së ndodhur rreth orës 02:00, drejtuesi i mjetit zgjodhi të braktisë viktimën në vendngjarje pa i ofruar asnjë lloj ndihme.
Trupi i pajetë i 41-vjeçarit u zbulua vetëm katër orë më vonë, rreth orës 06:00, nga një kalimtar i rastit i cili menjëherë lajmëroi efektivët e policisë, por fatkeqësisht për të kishte qenë shumë vonë.
Autoritetet janë ende në kërkim të identifikimit të autorit të kësaj ngjarjeje të rëndë, i cili vijon të jetë në arrati pasi la fatin e viktimës në mëshirë të fatit për disa orë në asfalt.
Viktima po kthehej në shtëpi nga tura e punës në momentin kur ndodhi përplasja fatale, ndërsa të afërmit e tij kanë kërkuar publikisht nga policia që të zbardhet sa më shpejt e vërteta dhe përgjegjësi të vihet përpara ligjit./Top Channel

