E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë artisti dhe talenti i shquar shqiptar

Te Fundit

Piktori i shquar Minella Saro ka ndërruar jetë në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, duke mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 92 vjeçare. Lajmin e trishtë e jep familja dhe miqtë e shumtë të artistit të madh fierak.

Reklam

Përmes lirizmit të penelit, dritës së ngjyrave dhe ndjeshmërisë së tij krijuese, ai la një pjesë të vetes në kujtesën artistike të Fierit. Krijimtaria e tij do të mbetet dëshmi e bukurisë që arti i fal kohës dhe e gjurmës që një artist lë në shpirtin e qytetit të vet.

Minella Saro u diplomua në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë dhe ja kushtoi jetën gjinisë së pikturës dhe mësimdhënies së saj. Bashkë me disa kolegë, ishte një ndër themeluesit e Degës së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve në Fier (1970) dhe Degës së Arteve Figurative pranë Shkollës Artistike “Jakov Xoxa”.

Reklam

Piktori Minella Saro njihet si autor i dhjetëra kompozimeve, peisazheve dhe portreteve të ndryshme, nga të cilat mund të përmendim “Mbledhja e taksave”, pjesëmarrëse në Bienalen e Kajros më 1962, “Mbledhja e Poçemit”, “Shpallja e pavarësisë”, “Njerëzit e ditëve tona”, “Vajzat dhe çadrat”, etj.

Në profilin e tij krijues ai ishte një artist që shquhej për lirizmin, koloritin dhe freskinë e ngjyrës.

Tablo dhe punime të Minella Saros ruhen dhe ekspozohen në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë, në Galerinë e Arteve Figurative “Vilson Kilica” në Fier, si dhe galeri dhe koleksione private në Shqipëri, Francë dhe vende të tjera të botës.

Burimi: Newsbomb.al

Lajmet e fundit