E trishtë, ndahet nga jeta në moshën 27-vjeçare djali i aktores së njohur
Presley Gerber, djali i vetëm i aktores dhe supermodeles Cindy Crawford dhe biznesmenit Rande Gerber, ka ndërruar jetë në moshën 27-vjeçare. Lajmi i rëndë është konfirmuar nga familja, e cila ka kërkuar privatësi gjatë kësaj periudhe të vështirë.
Sipas të dhënave të Zyrës së Ekzaminuesit Mjekësor të Los Angeles County, Presley ndërroi jetë të dielën, më 20 shtator, në një qendër rehabilitimi. Shkaku i vdekjes ende nuk është përcaktuar zyrtarisht, ndërsa autopsia nuk ka përfunduar.

Presley ndoqi gjurmët e nënës së tij dhe motrës më të vogël, Kaia Gerber, duke ndërtuar një karrierë në modeling. Ai debutoi në pasarelë që në adoleshencë dhe më pas bashkëpunoi me marka të njohura të modës, përfshirë Moschino, Calvin Klein dhe Dolce & Gabbana.
Në vitet e fundit, Presley kishte folur publikisht për vështirësitë personale dhe problemet e shëndetit mendor. Në dhjetor të vitit 2025, ai publikoi një video ku rrëfente përvojën e tij me ankthin, sulmet e panikut dhe trajtimin që po ndiqte. Motra e tij, Kaia, kishte folur gjithashtu në një intervistë për betejën e gjatë të vëllait me varësinë nga droga dhe ndikimin që kjo kishte pasur te familja.
Presley dhe Kaia kishin një marrëdhënie të afërt dhe shfaqeshin shpesh së bashku me prindërit e tyre. Një nga daljet e fundit publike të Presley ishte në maj, kur ai shoqëroi Cindy dhe Rande në Los Angeles për të mbështetur Kaian në prezantimin e një bashkëpunimi të saj në modë. Familja Gerber ka kërkuar respektimin e privatësisë së tyre, ndërsa shkaku zyrtar i vdekjes mbetet ende në pritje të përcaktimit.



