E vërteta nga familja Kuçi: Babai i Eduardit sqaron qëndrimin pas dh*nës së ushtruar

Te Fundit

Arsim Kuçi, babai i Eduardit, ka vendosur të thyejë heshtjen pas publikimit të pamjeve shqetësuese në internet, ku i biri shfaqet duke u ushtruar dhunë fizike nga Jozefin Marku. Në një komunikim të shkurtër me “Shqipëria Live”, ai bëri me dije se familja po kalon një situatë tepër të vështirë dhe aktualisht nuk ndjehet i gatshëm për të dhënë detaje të mëtejshme për mediat.

Gjithashtu, ai theksoi se materialet që po ndahen kohët e fundit në internet nuk kanë asnjë lidhje me të dhe nuk janë realizuar me dijeninë apo nismën e tij personale.

“Faleminderit për interesimin tuaj.

Në prononcimin e tij të parë lidhur me këtë ngjarje, ai ka sqaruar se çdo shkrim apo material që po shpërndahet aktualisht në rrjetet sociale nuk ka lidhje me të dhe nuk është publikuar me dijeninë apo miratimin e tij. Në fund, ai ka përcjellë mesazhin e tij të mirënjohjes. Për këtë arsye kam lejuar djalin tim të marrë pjesë në Top Channel në fillimet e karrierës. Por nga ky rast jemi të shokuar dhe pa fjalë. Sa i përket asaj që postohet, dua të sqaroj se postimet që qarkullojnë nuk janë bërë nga unë dhe as me iniciativën time. Për momentin nuk jam i gatshëm të jem prezent në media, sepse nuk kam çfarë të them më shumë. me respekt, Arsim Kuçi”.

Lajmet e fundit