Egzoni VR*U gruan shtatzënë për xhelozi?! Familja Foniqi e bindur se 25-vjeçarja u vr* nga burri i saj

Te Fundit

Autoritetet policore po vazhdojnë punën intensive për zbardhjen e ngjarjes së rëndë në Malishevë,

ku Jetlira Foniqi, 25 vjeçe dhe në muajin e tetë të shtatzënisë, u gjet e pajetë si pasojë e plagëve nga armë zjarri. Sipas të dhënave paraprake, pista kryesore ku po përqendrohen hetimet lidhet me motive xhelozie.

Egzon Bytyqi, 26 vjeç, është personi kryesor i dyshuar si autor i ekzekutimit të bashkëshortes.

Ndonëse familja Bytyqi ka hedhur poshtë pretendimet mbi fajësinë e djalit të tyre në media, fakti që ata kanë shprehur kërkimfalje ndaj familjes Foniqi ka shtuar dyshimet se autori i vrasjes së Jetlirës është pikërisht bashkëshorti i saj.

“Siç kemi kuptuar ekskluzivisht nga burimet në polici, ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive xhelozie. Të njëjtat burime na bëjnë me dije se çifti ka pasur probleme edhe më herët, dhe ngjarja ka kulmuar me këtë akt të rëndë, ndërsa familjarët me të cilët kemi pasur rastin të bisedojmë, që janë familjar të të dyshuarit, në fakt kanë thënë që nuk ka pasur asnjëherë probleme mes çiftit, dhe se kanë jetuar të lumtur”, raporton gazetarja e KlanKosova.tv Diellëza Berisha.

Qëndrimet e familjes Bytyqi për pafajësinë e djalit bien në kundërshtim me hapat që ata ndërmorën pas ngjarjes. Një i afërm i të ndjerës ka rrëfyer për mediat se familjarët e Egzonit kontaktuan me ta sapo lajmi “mori dhenë”, duke kërkuar ndjesë për atë çka ndodhi.

Flamur Foniqi, i afërmi i viktimës, shprehu bindjen e plotë të familjes se vajza e tyre është vrarë, duke shtuar se informacionet e tjera mund të jenë të pavërteta ose të nxituara.

Sipas tij, ndërsa babai i viktimës ndodhej në Slloveni, Jetlira jetonte në Malishevë me bashkëshortin. Familja nuk kishte asnjë dijeni për mosmarrëveshje mes çiftit. Ata kërkojnë drejtësi të plotë, duke sqaruar se tentativa e palës tjetër për një takim ndërmjet familjeve në orët e para të mëngjesit u refuzua. Për momentin, familja po fokusohet në organizimin e varrimit që pritet të zhvillohet sot në orën 18:00.

Lajmet e fundit