Ekrani ndryshon: Olta Gixhari dhe Dorian Ramaliu nisin rrugëtimin te Fiks Fare

ShowBizi

Po hapet një faqe krejtësisht tjetër për një prej programeve më të dashura dhe me traditën më të gjatë në ekranet tona! Bëhet fjalë për bashkimin e dy figurave mjaft të komentuara, të cilët do të përballen me vlerësimin e audiencës në këtë sipërmarrje të rëndësishme.

Në rolet kryesore të moderimit, tashmë do të shohim Olta Gixharin dhe Dorian Ramaliun. Kjo dyshe pritet të injektojë dinamizëm, freski dhe një qasje ndryshe në ekranin e këtij formati të njohur.

Bëhet fjalë për dy figura mjaft të spikatura, personalitete me ndikim që pranojnë një angazhim mjaft impenjativ para shikuesve.

Ata marrin përsipër stafetën e emisionit investigativ, i cili ka shërbyer gjatë si një tribunë për qytetarët, duke adresuar problematikat dhe duke kërkuar llogari ndaj fenomeneve të padrejta.

Përkundër ndryshimit të figurave, fokusi qendror dhe qëllimi i programit mbeten të palëkundura: kërkimi i së vërtetës, pa asnjë kompromis, ashtu siç e kërkon identiteti i Fiks Fare.

 

Lajmet e fundit