Fundi i valës së të nxehtit: Përditësimi për motin e së shtunës

Te Fundit

Dita e shtunë do të karakterizohet nga kushte të qëndrueshme të motit në të gjithë vendin.

Shumica e rajoneve do të përjetojnë intervale të gjata me diell, ndërsa vranësirat do të bëhen më të dukshme gjatë orëve të nxehta të ditës, duke prekur kryesisht relievet malore në pjesën lindore dhe juglindore të Shqipërisë.

ndërsa gjatë orëve të mesditës pritet shtim i vranësirave të lehta deri në mesatare, kryesisht në zonat malore të lindjes dhe juglindjes.

Këto vranësira nuk përjashtohet të sjellin reshje të dobëta shiu, të cilat do të manifestohen si shtrëngata të shkurtra të shoqëruara me shkarkesa elektrike në viset kodrinore-malore.

Shtyllat e termometrit do të ngjiten deri në 41 gradë Celsius, ku më të ekspozuar ndaj kësaj vlere maksimale do të jenë banorët e Beratit, Gjirokastrës dhe Elbasanit.

Në orët e mbrëmjes dhe ato të natës, freskia do të mungojë, pasi vlerat termike do të luhaten midis 20 dhe 24 gradë Celsius.

Parashikohet që kjo e shtunë të shënojë

Lëvizja e ajrit do të vijë kryesisht nga kuadranti juglindor në atë jugperëndimor, me një shpejtësi mesatare prej 7 m/s. Ndërkohë, në vijën bregdetare dhe në zonat luginore, erërat do të fuqizohen herë pas here, duke arritur shpejtësi deri në 14 m/s.

Lajmet e fundit