“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”/ 7-muajshe shtatzënë, detaje të reja për vd*kjen e 37-vjeçares nga Pogradeci!

ShowBizi

Marjana Karolina Bunaj, 37 vjeçe, humbi jetën ndërsa po transportohej me urgjencë nga spitali i Pogradecit drejt kryeqytetit, ndërkohë që ishte në pritje të fëmijës së saj të parë. Ajo kishte origjinë nga Mirdita dhe jetonte në Pogradec, ku ndodhej në muajin e shtatë të shtatzënisë.

Bashkëshorti i saj ishte nisur vetëm pak ditë më parë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku banon familja e tij, dhe 37-vjeçarja po përgatitej për t’u ribashkuar me ta.

Ishte planifikuar të ishte udhëtimi i saj i parë përtej oqeanit, mirëpo mesnatën e së dielës ajo u përball me shqetësime të forta abdominale.

Pasi kontaktoi motrën e saj që jetonte afër, kjo e fundit e transportoi me mjetin e saj privat drejt institucionit spitalor.

Mjekët e spitalit të Pogradecit dyshuan për një hemorragji të mundshme dhe, pasi e shtruan në maternitet, vlerësuan se emergjenca kërkonte transferim urgjent drejt Tiranës.

U vlerësua mundësia e përdorimit të helikopterit, por shkak i errësirës së natës, ky opsion nuk u realizua dot.

Bazuar në të dhënat paraprake, pacientja mbërriti me shenja vitale tejet të dobëta dhe në gjendje që nuk lejonte transportin, ndërkohë që u ndërmorën procedurat e reanimimit.

Rreth orës 04:30 të mëngjesit, ajo u nis për në Tiranë me autoambulancë.

Gjatë mbërritjes në hyrje të qytetit të Elbasanit, gjendja e saj u përkeqësua deri në ndalim të reagimit, çka shtyu infermieren t’i drejtohej shoferit me fjalët “Fute te spitali i Elbasanit se na iku.”. Motra e Marjanës, e cila e shoqëronte në ambulancë, ka deklaruar se 37-vjeçarja nuk ishte më gjallë në momentin kur automjeti mbërriti në spitalin e Elbasanit.

Më tej, trupi i pajetë u dërgua për ekzaminim mjeko-ligjor në morgun e Tiranës, ndërsa motra e viktimës ka ndërmarrë hapat ligjorë duke bërë kallëzim në komisariatin nr.

4.

Lajmet e fundit