Grida Duma si zvkryeministre? Vjen reagimi i parë nga vetë ajo, ja cfarë thotë
Ditët e fundit, vëmendja e publikut dhe e mediave është përqendruar sërish tek Grida Duma, për shkak të thashethemeve në qarqet politike mbi një angazhim të mundshëm të saj në ekzekutivin e drejtuar nga Edi Rama.
Disa media kanë çuar përpara këto pretendime, duke sugjeruar madje se ish-ligjvënësja demokrate mund të marrë detyrën e zëvendëskryeministres.
Përballë këtyre zërave, Duma ka thyer heshtjen për të mohuar kategorikisht çdo skenar të mundshëm të përfshirjes së saj në qeveri. “Ka ca ditë që më përflitet emri se do të jem pjesë e qeverisë Rama.
Më kanë caktuar edhe pozicionin. Flini të qetë. Nuk kam ndërmend t’i marr vendin askujt”, është shprehur ajo.
Kjo deklaratë erdhi si pasojë e spekulimeve mediatike që e rendisnin emrin e saj mes ndryshimeve të pritshme në kabinet gjatë muajit shtator.
Kujtojmë se në vitin 2022, Duma vendosi të heqë dorë nga mandati i saj si deputete e PD-së, duke iu përkushtuar karrierës në media dhe duke u distancuar nga veprimtaria politike e drejtpërdrejtë.
Së fundmi, ajo i ka dhënë fund çdo dyshimi duke konfirmuar se nuk ka asnjë plan për t’u bërë pjesë e administratës së kryeministrit Rama.

